Javën e Kuzhinës Italiane edhe në shtëpitë e juaja, përmes Conad

0
276

Çfarë do të thotë “Made in Italy” për ju kur flisni për enogastronomi (turizëm ushqimor dhe verë)?

Made in Italy është cilësi dhe shije e mirë.

Pasta, Lazanja lloje të pakufishme të verërave dhe djathërave të punuara me përkushtim – do të thotë Made in Italy.

Rëndësia e informimit të klientit mbi përbërjen e ushqimit, do të thotë e bërë në Itali.

Produktet italiane janë të prodhuara duke qenë të kujdesshëm në procesim dhe në veçanti në përdorimin e lëndës së parë.

Përbërësit në gatimet autentike italiane janë gjithmonë të thjeshtë, të freskët e sezonal, duke bërë themelin e ushqimit të shijshëm italian edhe të rehatshëm.

Thjeshtësia është themeli i ushqimit të shijshëm italian.

E zëmë; makaronat janë një ushqim tradicional italian që dolën në skenë shumë përpara se të shfaqej problemi i mbipeshës dhe diabetit. Janë thelbësor për dietën mesdhetare dhe konsumohen përditshëm në Itali.

Cilësia e përgatitjes është shumë më e rëndësishme tek ushqimet italiane sesa sasia e konsumuar.

Pse njerëzit në Kosovë duhet të blejnë produkte italiane: për shkak të vlerave ushqyese, cilësisë, shijes, stilit të jetesës?

Sepse jep garanci në cilësinë e produkteve. Produktet italiane përbëjnë në vehte cilësi, qëndrueshmëri dhe rrjedhimisht shëndet.

Mbi të gjitha një nga synimet e ushqimit italian është të përmbushen kërkesat dhe nevojat e të ushqyerit të shëndetshëm.

Tani bota prodhon produkte te konsiderueshme, por që njerëzit po bëhen gjithnjë e më të kujdeshëm në konsum dhe mirëmbajtjen e shëndetit përmes të ushqyerit cilësor.

Mendohet se ushqimi cilësor është rrjedhimisht i shtrejtë dhe me kosto të lartë, mirëpo në realitet është pikëpytje se sa është kjo e saktë.

Për këtë, në veçanti Conad i cili gjendet në Prishtinë, ka për objektiv dhe vizion të ofrojë një raport të shkëqlyer mes cilësisë dhe levërdisë së ushqimeve të shëndetshme.

Një nga thirrjet e Conad, është “Artist në Cilësi, Mjeshtër në Levërdi”, gjë për të cilën konsumatori në Kosovë veçse është ambientuar dhe bindur kësaj thirrjeje.

Oferta e Conad kap një gamë të gjerë me mëse 10 mijë produkte. Të dhënat tona argumentojnë se klientët tanë janë mëse të kënaqur me cilësinë, duke theksuar që produktet që vijnë nga Italia nuk janë me dy standarde, gjë që e bën Conad një institucion dhe jo vetëm pikë shitëse të produkteve.

Në edicionin e dytë të Javes së Kuzhinës Italiane nën Patronatin e Ambasadës Italiane, Conad, duke qenë i nderuar të jetë pjesë e kësaj jave eksluzive e përkrah këtë iniciativë.

Kjo është mirëpritur edhe nga klientët tanë dhe llogaritet nga ta si shumë e qëlluar, pasi ka mundësi që të promovojmë së bashku kuzhinën italiane.

Me këtë kemi hartuar një veprimtari promovuese për produktet italiane duke ofruar çmime promocionale në verëra, salca, djathëra dhe makarona.

Kemi të bëjmë edhe me një stil jetese pse jo!

Cili është propozimi juaj për javën italiane?

Përgjatë këtyre ditëve në Kosovë dhe Prishtinë kudo në ambientet tona po vërehet organizimi për këtë ngjarje, duke ofruar menu, receta dhe pije, sipas shijës italiane  me qëllim që qytetarëve t’iu ofrohet më shumë informata.

Conad ka mbështetur në vazhdimësi javën italiane, vitin e kaluar edhe këtë vit, me çrast po bëhet secilën herë më i spikatur, ku kemi ofruar shumë produkte me çmime promocionale dhe konsumatorët tanë kanë mundësi t’i degustojnë.

Çka do të propozonim gjatë kësaj jave?

Propozimi ynë për Javën e Kuzhinës Italiane është të konsumoni: pica të shijshme në restoranet tona, makarona, lazanja dhe pos tjerash ëmbëlsira të shijshme italiane.

Ta zëmë, Tiramisu, e lindur në Venedik është ndoshta ëmbëlsira më e popullarizuar mes italianëve.

Panna cotta një tjetër ëmbëlsirë italiane thjesht e shijshme që e ka origjinën në Piemonte, e përshkoi gjithë botën.

Në këtë frymë dhe pse jo në kuzhinat tona, të kemi menun italiane dhe kështu të bëhemi pjesë e kuzhinës dhe Italisë mike!