Javën e ardhshme më ftohtë, mundësi për reshjet e para të borës

0
44

Sipas parashikimeve të fundit nga dy modelet kryesore kompjuterike, në fillim të javës së ardhshme një vorbull ciklonike me masa të ftohta ajrore polare pritet të depërtojë nga Rusia mbi rajonin tonë dhe Evropën qendrore.

Parashihen edhe reshjet e para të dëborës, si dhe rënie të ndjeshme të temperaturave nën 0C.

Deri më tani modelet ende nuk kanë besueshmëri të lartë se në cilën ditë mund të ndodh ky depërtim, mirëpo datat më të besueshme janë 19-21 nëntor.

Ditëve të ardhshme mbetet t’i përcjellim zhvillimet e situatës sinoptike mbi Evropë, dhe sa të besueshme mbesin këto parashikime.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu