Javën e ardhshme më ftohtë dhe me borë

0
52

Në fundjavë mot mjaft dinamik me reshje të shiut, që në perëndim të vendit mund të jenë më intensive me mundësi edhe për përmbytje. Në zona malore borë. Javën e ardhshme më ftohtë dhe me borë.

24.01 – Kryesisht me vransira dhe erë. Në perëndim të vendit me reshje shiu të cilat më vonë do të jenë më intensive, e pasdite dhe në mbrëmje reshje lokale shiu shtrihen edhe në pjesët tjera të vendit. Në vise malore reshjet e borës do të bien me intensitet mesatar.
25.01 – Orëve të mëngjesit reshjet e shiut vazhdojnë, e do të shndërrohen edhe në borë. Do të fryjë edhe erë mesatarisht e fuqishme drejtimesh të ndryshme. Ditën vransira dhe intervale me diell. Kryesisht me vransira, e gjatë ditës edhe intervale me diell. Pasdite dhe në mbrëmje priten sërish reshje shiu.
26.01 – Më ftohtë, kryesisht vranët dhe me borë, që vende-vende do të bie me intensitetit mesatarë.
27.01 – Ftohtë, kryesisht vranët, herë herë me rrebeshe të dobëta bore.

Temperaturat e ajrit në fundjavë mbesin të larta, e javën e ardhshme në rënie. Minimalet zbresin nga 4C në -5C, javën e ardhshme, e maksimalet zbresin nga 10C, në 1C ditën e mërkurë.

Era do të fryjë mesatarisht e fuqishme dhe fuqishme nga juglindja 7-14m/s, e ditën e hënë me hove edhe deri në 20m/s (72km/h).
Shtypja atmosferike deri të dielen zbret thellë nën vlera normale.