Javë me mot të kthjellët dhe me diell

0
37

Java në vijim do të karakterizohet me mot kryesisht të kthjellët dhe me diell, kjo pasi që mbi rajonin tonë do të shtrihen zona anticiklonike të fuqishme që do të mbajnë kupën qiellore të pastër nga vransirat. Për shkak të diferencave të mëdha barike, në fillim të javës do të ketë edhe erëra më të theksuara nga verilindja.
Dy ditëve të para të javës mbetemi ende nën masa të freskëta ajrore, e temperaturat do të mbeten përreth vlerave mesatare, e në mëngjes mundësi për ngrica. Prej ditës së mërkurë pritet të depërtojnë masa të ngrohta ajrore mesdhetare, që favorizojnë mot më të ngrohtë dhe rritje graduale të temperaturave, ku në fundjavë mund të arrijnë edhe deri në 20C.
Cilësia e ajrit do të do të luhatet përreth vlerave mesatare dhe të mira.

6.04 – Kryesisht kthjellët dhe me diell.
7.04 – Kthjellët dhe me diell. Në mëngjes ngrica të lehta.
8.04-10.04 – Kthjellët dhe me diell.

Temperaturat minimale do të sillen nga -1C deri në 2C, e maksimalet do të luhaten nga 12C, të hënën, deri në 19C ditën e premte.
Do të fryejë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga verilindja 6-12m/s.
Shtypja atmosferike do të shënojë rritje të theksuar mbi vlera normale, e më pas me tendencë të rënies.