Java në vijim me mot të nxehtë, ditën e mërkurë mundësi për riga lokale shiu

0
37

Fusha anticiklonike që po shtrihen mbi Europën perëndimore dhe qëndrore, do të zgjerohen edhe mbi rajonin tonë që gjatë kësaj jave do të sjellin mot më stabil dhe kryesisht me diell.

Ndërkohë vala e të nxehtit afrikan që po depërton mbi kontinentin europian, pritet të prek edhe rajonin tonë, por më shumë në pjesën e dytë të javës. Mirëpo, gjatë kësaj jave, në aspektin termik do të mbajë mot kryesisht i nxehtë. Ditën e mërkurë turbullira që do të depërtojnë në lindje të rajonit, mund të sjellin vransira dhe rënie të lehtë të temperaturave, e orëve të pasdites shfaqen mundësi edhe për riga lokale shiu.

22.07 – Nxehtë, kryesisht me diell. Pasdite priten zhvillime të vransirave lokale, e rreth viseve malore mundësi për reshje lokale shiu me bubullimë.

23.07 – Nxehtë, pjesërisht vranët, me intervale më të gjata me diell.

24.07 – Pjesërisht vranët. Pasdite mundësi për riga lokale shiu.

25.07-26.07 – Nxehtë, kryesisht kthjellët dhe me diell.

Temperaturat e ajrit në fundjavë do të luhaten pak mbi vlera mesatare. Minimalet nga 13C deri në 17C, e maksimalet nga 28C deri në 33C.

Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 3-8m/s.

Shtypja atmosferike do të mbetet e lartë mbi vlera normale.