Java filloi me vranësira, temperaturat në rënie

0
44

Derisa java që kemi lënë pas u karakterizua nga vala e të nxehtit që shtrihej mbi rajon, në ditën në vijim fusha të presionit të ulët nga Skandinavia e deri në Mesdhe, do të kushtëzojnë mbi rajonin tonë mot të paqëndrueshëm me vranësira dhe mundësi për zhvillime të shtrëngatave me shi.

Nga veriu i kontinentit masa më të ftohta ajrore do të depërtojnë edhe mbi vendin tonë, që pritet të zbresin temperaturat edhe nën vlera mesatare.

Sot paradite ishte me kthjellime, e në vise të ulëta mundësi për mjegull/mjegullinë. Ditën kryesisht me vransira, e priten zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi.

Të mërkuren më freskët. Kryesisht me vranësira, kohëpaskohe me shi. Nga mesdita priten zhvillime të shtrëngatave me shi. Vende-vende reshjet mund të jenë më intenzive, mundësi edhe për breshër.

Nga dita e enjte mot më stabil dhe kryesisht i kthjellët dhe me diell. Në mëngjes freskët, e gjatë ditës më ngrohtë.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të theksuar. Minimalet do të zbresin nga 15C deri 17C, në 10C ditën enjte. Maksimalet nga 26C deri 28C, do të zbresin deri në 22C.

Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 3-10m/s.

Shtypja atmosferike do të luhatet rreth vlerave normale, e nga mesi i javës do të pësojë rënie.