Java e tretë e marsit kryesisht me diell, temperaturat në rritje

0
47

15.03.2020 – Java e tretë e muajit mars do të karakterizohet me mot kryesisht të kthjellët dhe me diell. Kjo si rrjedhojë e fushave të presionit të lartë që do të depërtojnë në rajon, ditëve të para nga Skandinavia, e në pjesën e dytë të javës nga Europa perëndimore. Në aspektin termik temperaturat gradualisht do të jenë në rrijte, vetëm ditëve të para, orëve të mëngjesit do të ketë mundësi për ngrica.
Cilësia e ajrit do të luhatet përreth vlerave mesatare, vetëm orëve të mbrëmjes mund të kalojë në vlera të pashëndetshme.

16.03 – Kthjellët dhe me diell. Në mëngjes ngrica.
17.03 – Kryesiht kthjellët dhe me diell. Pasdite dhe në mbrëmje me vransira kalimtare. Në mëngjes ngrica, ditën më butë.
18.03 – Kryesisht kthjellët dhe me diell.
19.03-20.03 – Kryesisht me diell, të enjten gjatë ditës me intervale vransirash, e ditën e premte më ngrohtë.

Temperaturat minimale do të luhaten nga -2C deri në 2C, e maksimalet gradualisht do të rriten nga 11C deri në 17C.
Era do të fryejë erë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga verilindja 3-6m/s.
Shtypja atmosferike do të shënojë rritje të theksuar mbi vlera normale, e nga e mërkura me tendencë të rënies.