Java e parë të nëntorit kryesisht me vransira

0
92

Mot më i butë në javën e parë të nëntorit, kryesisht me vransira, herë herë me mundësi edhe për reshje të dobëta shiu.
1.11.2020 – Javën e parë të nëntorit vendi ynë mbetet nën dominimin e fushave anticiklonike që shtrihen përgjatë Mesdheut, ndërsa masa të ngrohta ajrore sjellin mot më të butë dhe rritje të temperaturave mbi vlera mesatare.

Pritet të mbajë mot me vransira të ndryshueshme dhe intervale me diell, me mundësi edhe për reshje të dobëta shiu, mbrëmjen e së martes dhe nga dita e enjte. Prej ditës së enjte dhe premte depërtimi i masave më të freskëta ajrore nga verilindja e kontinentit, do të zbres temperaturat lehtë nën vlera mesatare.
Indeksi i cilësisë së ajrit ditëve të shkuara zbriti edhe në vlera të mira, e ditëve të para të javës në vijim do të luhatet përreth vlerave mesatare, por kohëpaskohe do të përkeqësohet edhe në vlera të pashëndetshme.

2.11 – Mot i butë. Në mëngjes përgjatë ultësirave mundësi për mjegull/mjegullinë. DItën kryesisht me vransira. Orëve të mbremjes me mundësi për reshje të dobëta shiu.
3.11 – Herët në mëngjes mundësi për reshje të dobëta shiu. Ditën mot i butë, kryesisht me vransira.
4.11 – Në mëngjes pjesërisht vranët, në ultësira mundësi për mjegull. Ditën mot i butë, vransirat do të shtohen.
5.11 – Kryesisht vranët, kohëpaskohe me mundësi për reshje të dobëta lokale shiu.
6.11 – Kryesisht me vransira, me mundësi për riga lokale shiu.
Temperaturat minimale do të luhaten nga 5C deri 10C, e ato maksimale nga 17C deri 19C, e prej së enjtes zbresin në 14C.
Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare, të hënën nga jugperëndimi 1-7m/s, e ditëve tjera nga krahu verior 1-6m/s.
Shtypja atmosferike mbet mbi vlera normale, me tendencë të rritjes.