Java e Filmit të Kosovës, shumë shpejtë në Bujanoc

0
45

Nga data deri më 15 dhjetor, do të organizohet Java e Filmit të Kosovës në Bujanoc.

Java e Filmit organizohet nga Qendra Kinematografike e Kosovës në bashkëpunim me Këshillin Nacional Shqiptar, shkruan OxygenPress.

Ku do të shfaqen pesë filma të metrazhit të gjatë që janë realizuar në vitet e fundit në Kosovë. Java e filmit do të hapet me filmin e regjisorit Ismet Sijarina; “Nëntor i Ftohtë”, dhe do të vazhdojë me “Home Sweet Home” nga Faton Bajraktari, “Tri Dritare dhe Një Varje” nga Isa Qosja, “T’padashtun” nga Edon Rizvanolli, dhe “Një Tregim Prishtine” nga Burbuqe Berisha.

Filmat do të shfaqen në Shtëpinë e Kulturës çdo ditë nga ora 17:00 nën përkujdesjen e koordinatorit për kulturë pranë kabinetit të Kryetarit të Komunës së Bujanocit Nagip Taipi.

Më poshtë mund të gjeni oraret e pesë filmave që do të shfaqen:

10.12.2018 ora 17:00- Nëntor i Ftohtë

11.12.2018 ora 17:00- Home Sëeet Home:

12.12.2018 ora 17:00- Tri Dritare dhe Një Varje

13.12.2018 ora 17:00- Tpadashtun

15.12.2018 ora 17:00- Nje Tregim Prishtine

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu