Java e ardhshme kryesisht me mot të kthjellët

0
56

Pas të reshurave që ranë gjatë kësaj jave, në ditët e ardhshme situata sinoptike parashihet të jetë më e qëndrueshme, pasi që fusha të presionit të lartë pritet do të fillojnë shtrihen mbi rajon, që favorizojnë mot kryesisht me kthjellime gjatë javës së ardhshme. Në aspektin termik nga Europa veriore do të depërtojnë masa më të ftohta ajrore, ku nga dita e diel parashihet rënie e lehtë e temperaturave edhe nën vlera mesatare.
Në fundjavë do të mbajë mot me diell dhe vransira, me mundësi edhe për riga lokale shiu. Javën e ardhshme do të mbretëroj mot stabil, kryesisht me diell. Ditëve të para më ftohtë, orëve të mëngjesit viseve të ulëta mundësi për mjegull dhe ngrica. Në pjesën e dytë të javës ditën më ngrohtë me temperatura maksimale që mund të arrijnë deri në 20C.
17.10 – Pjesërisht vranët me intervale më të gjata me diell. Në perëndim dhe veri të vendit me mundësi për riga lokale shiu.
18.10 – Më ftohtë, kryesisht me vransira dhe mundësi për riga lokale shiu. Në mbrëmje kthjellime.
19.10 – Në mëngjes ftohtë, në vise të ulëta mundësi për mjegull. Ditën kryesisht me diell.
20.10 – Kthjellët dhe me diell. Në mëngjes ftohtë, e viseve të ulëta mundësi për mjegull.
21.10 – Kryesisht me diell.
Në fundjavë temperaturat në rënie edhe nën vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 5C deri 7C, e në fillim të javës zbresin deri në 1C. Maksimalet zbresin në 12C deri 14C, e javën e ardhshme në rritje deri në 17C, të mërkurën.
Në fundjavë era do ndryshoj kahje nga jugperëndimi në verilindje dhe do të fryj e lehtë dhe mesatare 4-10m/s.
Shtypja atmosferike do të shënojë rritje të theksuar mbi vlera normale.