Jasemini e livando, dy lule që duhen në dhomë për të fjetur mirë

0
633

Personat që kanë probleme me gjumë padyshim se do të gëzohen kur ta kuptojnë se ka shumë lule të cilat jo vetëm se ua pastrojnë ajrin në dhomën e fjetjes, por edhe iu ndihmojnë të bëjnë gjumë të qetë gjatë natës.

Dy lule të cilat, sipas ekspertëve, janë të përsosura për t’i mbajtur në dhomë të fjetjes nëse keni probleme me gjumin.

Jasemini

Jasemini është bimë me lule të vogla të bardha dhe aromë të ëmbël, ndërkaq është vlerësuar për karakteristikat relaksuese qysh prej kohërave të lashta.

Përveç të tjerash, kjo lule ndikon pozitivisht edhe në cilësinë e gjumit, duke e përmirësuar atë dukshëm.

Vlen të theksohet se vajrat esencial të jaseminit janë gjithashtu më të mirët për ankth dhe depresion.

Livando

Livando është lule tjetër që për një kohë të gjatë është vlerësuar për efektet qetësuese.

Por, një studim i vitit 2008 kishte konstatuar se aroma e livandës iu ndihmon bebeve të bëjnë gjumë më të mirë dhe më të thellë.

E mira e livandës është se ka aromë relaksuese dhe të kënaqshme për personat e të gjitha moshave.