Japonia do të hap ambasadë në Kosovë

0
31

Shteti i Japonisë do të hap ambasadë në Kosovë në vitin 2020.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se kjo ambasadë do t’i jap impuls të ri miqësisë dhe partneritetit mes dy shteteve.

“Tashmë kur po shënojmë 10-vjetorin e marrëdhënieve të shkëlqyera diplomatike ndërmjet dy shteteve tona, me Ministren e Shtetit për Punë të Jashtme të Japonisë, Toshiko Abe, u pajtuam që bashkëpunimin bilateral ta avancojmë në dimensione të reja. Japonia, si mbështetëse e madhe dhe e gjithanshme e Kosovës në rrafshin ekonomik dhe politik, mbetet partner i rëndësishëm në konsolidimin tonë ndërkombëtar”, ka thënë Haradinaj.