Jacinda Ardern ishte DJ para se të bëhej Kryeminstrja e Zelandës së Re

0
61

Ajo është liderja më e re femër në botë, duke udhëhequr Zelandën e Re si Kryeministre në moshën 37 vjeçare.

Por përpara këtij posti të lartë, Jacinda Ardern ishte diku tjetër…në skenë.

Disa fotografi tregojnë se ajo ishte një DJ.

Politikanja me stil ishte DJ për 45 minuta në festivalin e muzikës Laneëay të Auckland në vitin 2014.

Ardern kishte dashuri për muzikën dhe “Spinoff” dëshmoi gjurmët e saj nga e kaluara, kur ajo luante me këngët e Spice Girl, Beatles, Iggy Pop dhe Snoop Dodd nga Macbook-u i saj.

Kryeministrja e Zelandës së Re, gjithmonë kishte pasur interes në politikë, madje gjatë kohës kur ishte e re ajo bënte fushatë duke i bërë thirrje shkollës që të lejonte vajzat të vishnin pantallona.

Ajo u bë deputetja më e re në Zelandë të Re në vitin 2008.

Në fillim të vitit të kaluar, Ardern njoftoi shtatzëninë e saj – duke e bërë atë udhëheqësen e parë botërore nga viti 1990 për të pritur një fëmijë derisa ishte në detyrë.

Ajo po pristt fëmijë me partnerin e saj Gayford.

“Unë do të jem kryeministre dhe një nënë”, tha ajo kur zbuloi lajmin në janar.

“Ne donim familje por nuk ishim të sigurt se kjo do të ndodhte, gjë që ka bërë këtë lajm të papritur dhe emocionues”, tha ajo.