Ja çka shkaktoi një stuhi e fortë bore në Kanada

0
53
A cold winter day is viewed in Montreal, on January 29, 2019. - The frigid cold blanketing much of the US's northern neighbor, from Manitoba in the western Prairies region to Atlantic Canada, prompted a rare "hazardous" cold warning from Environment Canada. (Photo by MARTIN OUELLET-DIOTTE / AFP)

Reshjet masive të dëborës paralizuan pjesën lindore të Kanadasë, duke detyruar mbylljen e dhjetëra institucioneve arsimore dhe anulimin e qindra fluturimeve ajrore, nga Toronto drejt bregut të Atlantikut që kalon nga Montreali.

Flokët e dendur të dëborës kanë vijuar pa ndërprerje që prej së  martës pasdite. Mbi 30 centimetër dëborë e freskët mbuloi rrugët e Montrealit paraditen e sotme, sipas shërbimeve të qytetit dhe meteorologjisë kombëtare.

Deri të mërkurën në mbrëmje, trashësia e dëborës pritet të arrijë mes vlerës 35 dhe 40 centimetër në metropolin e Kebekut, duke shënuar për momentin stuhinë më të fortë të këtij dimri./Atsh