Ja cila është mënyra më e mirë për të rritur nivelet e dopaminës në trup!

0
476

Dopamina është një neurotransmetues, një kimikat që është përgjegjës për transmetimin e sinjaleve mes qelizave nervore të trurit (neuroneve). Dopamina është thelbësore për ruajtjen e niveleve të duhura të humorit, ndjenjat e optimizmit, motivimit, madje edhe ndjenjës së kënaqësisë, lumturisë dhe euforisë.

Nëse ndjeni sikur ju mungon një nga këto emocione,  mund të thuhet me siguri se vuani nga mungesa e dopaminës. Megjithatë, ju nuk duhet të ndjeheni të bllokuar nga emocionet negative, në këtë artikull mund të gjeni disa mënyra natyrale që mund t’ju ndihmojnë të rregulloni nivelet e dopaminës në gjak.

Mënyrat natyrale për të rritur dopaminën përfshijnë disa ushqime dhe një dietë të shëndetshme.

Dopamina prodhohet nga amino acide të caktuara, për këtë arsye, është e rëndësishme që disa prej këtyre aminoacideve të përfshihen në dietën tuaj për të shmangur një mangësi dopamine.

Një amino acid thelbësor që rrit dopaminën është L-fenilalanin. Duke qenë një amino acid thelbësor, trupi nuk mund ta prodhojë atë vetë dhe duhet të merret nga ushqimi. L-fenilalanin konverton në tirosine të cilat pastaj konvertohen në dopaminë.

Një studim i publikuar në revistën “Brain Research” gjeti se kur nivelet e tirosinës ishin të ulta, trupi nuk mund të prodhonte mjaft dopaminë. Pra, konsumoni sa më shumë:

  • Mish
  • Produktet e qumështit
  • Bajame dhe arra
  • Disa fara të tilla si farat e susamit, farat e lulediellit dhe fara kungull
  • Produktet e sojës

Të gjitha këto ushqime përmbajnë l-fenilalaninë.