Izraeli shpik byzylykun inteligjent që shpëton jetë të plagosurish

0
92

Njësia Teknologjike e Ushtrisë Izraelite (IDF) kanë zhvilluar një byzylyk “inteligjent” që mat parametrat jetësorë të ushtarëve të plagosur në fushën e betejës.

Si funksionon?

Kur një ushtar është i plagosur, mjeku në fushën e betejës vendos në krahun e ushtarit një byzylyk “inteligjent”, sensorët e të cilit të kombinuar me një skedë elektronike “Arduino” verifikojnë menjëherë rrahjet e zemrës, presionin dhe temeperaturën e trupit, transmetojnë përmes një çipi NFC (që lejon transmerimin e të dhënave midis dy aparateve elektronik) të gjitha të dhënat mbi medikamentet që i plagosuri po merr, përfshirë tipin dhe dozën e mjekimit.

Kështu, kur i plagosuri do të transportohet në spital, mund të marrë kurra më të saktë dhe më të avancuara.