Izraeli sërish rekord të ri infeksionesh me COVID-19, zgjat bllokimin

0
75

Izraeli regjistroi një tjetër rritje rekord të rasteve të koronavirusit, pavarësisht se vendi prej dy javësh është në një bllokadë totale.

Ministria izraelite e Shëndetësisë njoftoi se një ditë më parë ishin konfirmuar 8 919 raste. Të mërkurën vonë në mbrëmje, qeveria votoi për zgjatjen e bllokadës për tre ditë të tjera deri në 14 tetor.

Qeveria miratoi gjithashtu një gjobë prej 500 shekel (150 dollarë) për këdo që gjendet në sukkah-un e dikujt tjetër (një tendë e përkohshme e ngritur në natyrë për të festuar – shën. i përkth.).

Festa fillon të premten dhe zgjat një javë.

Hebrenjtë tradicionalisht hanë vaktet e tyre dhe shumë gjithashtu flenë në sukkahët e tyre, të ngritura në kopshte, madje edhe në ballkone dhe në çati./ATSH