Izraeli paralajmëron qytetarët jashtë vendit për sulme nga Irani

0
79

Pas vrasjes së një fizikani të shquar iranian në fushën e kërkimeve bërthamore, Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Izraelit paralajmëroi qytetarët e tij jashtë vendit për një kërcënim në rritje nga Republika Islamike.

”Paralajmërimi përfshin vendet në rajon si Gjeorgjia, Azerbajxhani, Turqia, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreini si dhe disa shtete në Afrikë”, theksoi departamenti i antiterrorizmit i Këshillit të Sigurisë.

Fizikani bërthamor dhe eksperti i raketave, Mohsen Fakhrizadeh u vra një javë më parë në një sulm në periferi të kryeqytetit iranian Teheran.

Dinamika është ende e paqartë, por qeveria e Teheranit fajëson SHBA dhe Izraelin për vrasjen.

Politikanët izraelitë nuk e komentuan sulmin. /atsh