Izraeli i ofron ndihmë “armikut” të përbetuar, dërgon mjekë në Liban pas tragjedisë

0
88

Izraeli i ka ofruar ndihmë humanitare Libanit pasi një shpërthim masiv goditi kryeqytetin e saj Bejrut të Martën, tha Ministri izraelit i Mbrojtjes Benny Gantz.

“Izraeli i është afruar Libanit përmes kanaleve të sigurisë ndërkombëtare dhe diplomatike dhe i ka ofruar qeverisë libaneze ndihmë mjekësore dhe humanitare,” tha një deklaratë per median nga Gantz dhe Ministri i Jashtëm Gabi Ashkenazi.

Kjo është dicka e rallë, pasi që prej vitit 1949 nuk kanë një marrëdhënie diplomatike, madje e konsiderojnë njëra- tjetrën armike, e megjithatë në këtë situatë të vështirë me të cilën po përballet Libani, Izraeli i është gjendur pranë.

Presidenti Reuven Rivlin (ne foto) u shpreh se solidarizohet me familjarët e viktimave.

“Ne ndajmë dhimbjen e popullit libanez dhe sinqerisht arrijmë të ofrojmë ndihmën tonë në këtë kohë të vështirë”, tha ai.