Izet Demaj, zyrtarisht Hero i Kosovës

0
150

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duke u bazuar në Ligjin për Dhënien e Dekoratave, ka ndarë urdhrin “Hero i Kosovës” për policin e rënë heroikisht në krye të detyrës dhe në mbrojtje të qytetarëve, Izet Demaj.

Vendimi, certifikata dhe urdhri “Hero i Kosovës” do t’i dorëzohen familjes Demaj.

Polici Izet Demaj u qëllua për vdekje më 27 dhejtor të vitit 2018 gjatë një grabitje që ndodhi në Istog.

Urdhri “Hero i Kosovës” u jepet personave që kanë bërë vepra trimërie dhe sakrifice, si dhe që kanë dëshmuar veprimtari ose akte të guximit qytetar në kohë lufte apo paqeje./OxygenPress.info