Iu masakrua burri, dy djemtë dhe shumë familjarë tjerë – Rrëfimi rrëqethës i Luljeta Sharanit për historinë e rëndë të familjes së saj

0
199

Seria e dokumentarëve “Në Kërkim”, i realizuar nga Produksioni “Oxygen”, ka sjellur rrëfimin rrëqethës të Luljeta Sharanit, nga Gjakova, të cilës paramilitarët serbë ia vranë dy djemtë, Visarin dhe Valonin dhe burrin e saj, Skyferin.

Në këtë rrëfim shumë emocionues, Luljeta Sharani, tregon në detaje natën e tmerrit kur ushtria serbe hyri në lagjen e tyre, për ta kryer krimin ndaj familjes së saj.

Për më tepër, Luljeta Sharani, gjatë luftës së fundit humbi edhe disa familjarë tjerë të afërm.

Krejt çka ajo kërkon është drejtësi për burrin, djemtë dhe familjarët tjerë.

Ajo ka një ide, që në dialog me Serbinë të shkojë një apo dy nëna të të vrarëve apo zhdukurve. Shpejgon pse duhet të ndodh kjo. /oxygenpress.info