Italia zgjat ndalimin e udhëtimit mes rajoneve

Italia ka zgjatur ndalimin ndërrajonal të udhëtimit me pak më shumë se një muaj, për shkak të rritjes së normave të infektimit me COVID-19 në të gjithë vendin.

“Banorët nuk lejohen të largohen nga rajonet e tyre deri më 27 mars”, njoftoi qeveria e re e kryeministrit Mario Draghi, në një nga vendimet e saj të para në luftën kundër pandemisë.

Përjashtimet përfshijnë udhëtimet për punë dhe emergjencat.

Vizitat private në familjet e tjera janë të mundshme vetëm në një masë shumë të kufizuar.

Në “zonat e kuqe” me një rrezik të lartë të COVID-19, banorëve u kërkohet të qëndrojnë në shtëpi kur është e mundur.

Sipas dekretit të ri, vizitat private janë gjithashtu të ndaluara në ato zona deri më 27 mars.

Maskat mbrojtëse janë të detyrueshme kudo në Itali.

Gjithashtu, ka një shtetrrethim mbarëkombëtar duke filluar pas orës 22:00./ATSH