Italia vendi më i prekur nga infodemia

0
338

Italia është ndër vendet që janë prekur më shumë nga infodemia.

”Dezinformimi ushqehet nga frika dhe ankthet dhe përqendrohet në vendet më të prekura nga koronavirusi dhe për rrjedhojë shoqëria është e rrezikuar”, deklaroi zëvendëspresidentja e Komisionit Europian, Vera Jurova.

”Burimet kryesore të dezinformimit janë Rusia dhe Kina dhe ne kemi prova të mjaftueshme për ta thënë këtë gjë”, shtoi Jurova duke treguar se gjatë pandemisë “Google’ bllokoi dhe largoi mbi 80 milionë reklama të lidhura në Covid-19”.

“Ne duhet të sigurojmë që platformat në internet të jenë transparente, sepse qytetarët duhet të dinë se nga dhe si vijnë informacionet dhe të shmangim stimulimet financiare për përhapjen e dezinformacionit”, shpjegoi ajo.

“Platformat në internet duhet të bëjnë më shumë në luftën kundër përmbajtjes së dëmshme në lidhje me krizën e koronavirusit. Kodi ynë për dezinformimin ishte vetëm hapi i parë. Pas koronavirusit, fushëbeteja tjetër do të jetë mbi vaksinat’’, theksoi Jurova./atsh