Italia krijon pavionet ‘pop-up’ të vaksinimit: Si do funksionojnë dhe çfarë simbolizon lulja

0
61

Qindra pavione prej druri të vaksinimit, zbukuruar me lule, për të simbolizuar rigjenerimin, janë vendosur në Itali dhe do të instalohen përfundimisht nga janari, ndërsa vendi fillon të imunizojë popullsinë e tij vaksinën kundër Covid-19.

Projektimet për stacionet u zbuluan të hënën nga arkitekti Stefano Boeri, i cili, së bashku me një ekip këshilltarësh, zhvilluan logon dhe aspektet vizuale të përhapjes së vaksinave të vendit.

Studioja Boeri konfirmoi për CNN se një total prej 1,500 pavionesh të përkohshëm, rrethorë, do të vendosen në sheshet dhe qendrat e qyteteve të Italisë.

Pjesa e brendshme do të jetë kryesisht prej druri. Boeri tha në një njoftim për shtyp se arkitektura është projektuar për të “përcjellë një simbol të qetësisë dhe rigjenerimit”.

“Vaksinimi do të jetë një akt i përgjegjësisë qytetare, dashurisë për të tjerët dhe rizbulimit të jetës. Nëse ky virus na ka mbyllur në spitale dhe shtëpi, vaksina do të na kthejë në kontakt me jetën dhe natyrën që na rrethon”, shtoi ai.

Boeri është një nga arkitektët më të njohur të Italisë, i famshëm për ndërtesën, “Il Bosco Verticale”, ose “Pylli Vertikal”, fasada e së cilës është e mbushur me pemë të gjalla dhe gjelbërim.

Ai punoi falas për projektin e vaksinimit.

Më shumë se 65,000 vdekje nga koronavirusi janë regjistruar në Itali, sipas shifrave të mbledhura nga Universiteti Johns Hopkins, duke tejkaluar Mbretërinë e Bashkuar për numrin më të lartë të vdekjeve në Europë.

Një trend i vogël, por i dukshëm i skepticizmit të vaksinave në Itali i ka munduar shkëncëtarët për disa vite. Në vitin 2018 qeveria e vendit pezulloi vaksinimet e detyrueshme për nxënësit e shkollave italiane.

Burimi: CNN