Italia ka shpikur aksidentalisht hotelin perfekt për epokën e Covid

0
109

Arkitektë mesjetarë, fshtatra të largëta dhe qytete të shkreta. Këto duken si fjalët kyçe të një filmi horror, por në fakt, mund të jenë “receta” për hotelin perfekt gjatë kohës së pandemisë.

Që prej viteve 1990, Italia ka qenë pioniere e një modeli turizmi të njohur si “albergo diffuso” (hotel i shpërndarë).

Ky model përfshin instalimin një hoteli të plotë në ndërtesa të ndryshme të një fshati kryesisht të braktisur.

Shumica e këtyre fshatrave shekullorë kanë vuajtur nga shpopullimi, ndërsa banorët lëvizin në qytete më të mëdha në kërkim të punës. I njëjti problem që ka bërë që shumë fshatarë italianë të shesin shtëpitë e tyre për thuajse asgjë.

Hotelierët sipërmarrës kanë marrë këto qytete fantazmë dhe i kanë shndërruar ato në strehime shpesh luksoze, me mysafirë që mund të qëndrojnë në ndërtesa e tyre individuale, por më pas të hanë në një restorant ose ndoshta të vizitojnë një spa të vendosur në një pjesë tjetër të fshatit.

Ndërsa udhëtimet fillojnë të kthehen me perspektivën e një vaksine, ka të ngjarë që shumë turistë të favorizojnë akomodimin që ofron mundësinë e distancimit social, që është edhe baza e këtyre hoteleve.

Burimi: Hospitaliy Net, CNN, Anabel