Italia i dhuron pajisje mbrojtese personale Institutit Kombëtar në Kosovë për Koronavirus

0
60

Në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, është mbajtur ceremonia e dhurimit të pajisjeve personale mbrojtëse, për personelin shëndetësor, në departamentin e Mikrobiologjisë, për të parandaluar koronavirusin.

Drejtori ekzekutiv i Institutit Kombëtar, Prof. Dr. Naser Ramadani, u shpreh mirënjohës ndaj ambasadorit italian, z.Nicola Orlando, duke thënë se ky është një donacion me rëndësi shumë të madhe, në këtë kohë aq të vështirë, që sipas tij, edhe pse momentalisht, nuk kemi asnjë rast të konfirmuar në Kosovë, të jemi të mbrojtur nga ekspozimi ndaj kësaj sëmundje.

Ndërkaq, ambasadori i Italisë, z. Nicola Orlando tha se situata në Itali është e vështirë, ndërsa theksoi se është e rëndësishme që të izolojmë së pari veten, në mënyrë që të mbrojmë të tjerët.

Shefi i Departamentit të Mikrobiologjisë në IKSHPK, Dr. Xhevat Jakupi e falenderoi ambasadorin Italian, dhe tha se në Departamentin e Mikrobiologjisë tashmë po bëhet testimi për COVID-19.

Ai shtoi se këto pajisje personale mbrojtëse, janë dhuruar në momentin e qëlluar.