Istogu e eliminon Besën, Flamurtari kalon tutje pas vazhdimeve

0
42

Janë zhvilluar 6 ndeshje tjera në kuadër të 1/16 së finales së Kupës së Kosovës. Tri skuadra të Superligës, Ballkani, Prishtina dhe Llapi kaluan tutje, derisa Besa u eliminua nga skuadra e Ligës së Parë, Istogu. Me mjaft vështirësi kalimin në 1/8 e finales e siguroi edhe Flamurtari, që ia doli ta mposhtë Drenasin vetëm pas vazhdimeve.  Nesër do të luhen edhe pesë takimet e fundit në kuadër të kësaj faze të Kupës, ku do të kompletohen 16 skuadrat që do të marrin pjesë në 1/8 e finales.

Rezultatet e sotme
Besa – Istogu 0:2
A&N – Kika 5:1
Dardana – Ballkani 0:1
Kosova VR – Prishtina 2:6
Onix – Llapi 2:4
Flamurtari  – Drenasi 1:1, 2:1 pas vazhdimeve