Istogu e eliminoi Gjilanin, në çerekfinale kaluan edhe Feronikeli, Trepça’89 dhe A&N

0
51

Sot janë zhvilluar katër ndeshje në kuadër të rrethit të 1/8 së finales në Kupën e Kosovës. Befasinë e këtij rrethi e ka përgatitur skuadra e Ligës së Parë, Istogu, që ka arritur ta eliminojë njërën prej pretendenteve për sukses në edicionin e sivjetmë të kupës, Gjilanin.

Ndeshja e zhvilluar në Istog ka përfunduar me fitoren e vendasve, me rezultat 2:0, me golat e shënuar nga Yoan Olivier (63’) dhe Erion Qeta (67’).

E pjesëmarrjen në çerekfinale e kanë siguruar edhe Feronikeli, që si mysafir e ka mundur Arbërinë, 1:0, me golin e Marko Miliçkoviq në minutën e 90-të, si dhe Trepça’89 që u shfaq bindëse ndaj Ferizajt (4:0) dhe A&N që si vendase e mposhti Flamurtarin (1:0). Skuadra e fundit çerekfinaliste vendoset nesër në ndeshjen Dukagjini – 2 Korriku.