Ismajl Bixha, pemëtar dhe shitës në Preshevë

0
75

Nga Ferid Selimi

Ismajl (Xhemail) Kadriu – Bixha lindi më 06.10.1931 në Preshevë në një familje, e cila në atë kohë mirrej me bujqësi.

Në moshën 12 vjeçare i vdes babai dhe kështu që në moshë të re duhej të kujdesej për familjen. Por një fat i madh ishte sepse dajat i kishte afër dhe me ndihmën e tyre i kaloi të gjitha vështirësitë, që u përballua qysh në moshë të re.

Pas moshës 20 vjeçare filloi të merrej me tregti dhe me një profesion shumë interesant ‘thyerjen e arrave’.

Në fillim kishte vështirësi me këtë profesion, sepse ishte vetëm me nënën dhe gruan, por më vonë i angazhon edhe fëmijët.

Arrat e thyera i shiste në qytetet e Kroacisë, në Zagreb, Split, Rijekë, etj., duke i transportuar me tren.

Me këtë tregti të arrave arriti sukses, kështuqë në vitin 1977 e ndërron vendbanimin nga mëhalla e Binallarëve (tek ish tregu i vjeter) me familje del në rrugën 15 Nëntori.

Në vitin 1978 hapi një shitore për shitjen e pemëve (pemëtari). Këtë veprimtari e ushtron deri në vitin 1989, kur edhe ndahet nga jeta.
Vdes më 27 nëntor të vitit 1989.

Ismajl Bixha pas vetes la tre djem: Selajdinin, Xhemailin dhe Idrizin dhe 3 vajza: Haliden, Emrijen dhe Shpresën.

Në foto 1 Ismajl Bixha dhe në dy fotot tjera ne treg dhe para dyqanit.