Ismail Kadare, shpejt promovon librin e ri

0
129

Kanë mbetur edhe  shumë pak ditë dhe Ismail Kadare shkrimtari i njohur shqiptar, do të vjen me librin e tij të ri “Kur sunduesit grinden”.

Libri i ri i Kadaresë do të jetë pjesë e Panairit të Librit në Tiranë, ashtu edhe si librat e tjerë, që nuk i kanë munguar asnjëherë panairit.

Shtëpia botuese “Onufri” sapo ka publikuar imazhin e shkrimtarit të njohur shqiptar Ismail Kadare, i cili po rishikon faqet e fundit të librit të tij më të ri.

Libër ky  i cili do të promovohet në Panairin e Librit në Tiranë.

Ismail Kadare nuk është vetëm shkrimtari më i madh i letërsisë shqiptare, por edhe një nga shkrimtarët më të njohur të letërsisë botërore. Veprat  e tij janë ndër më të përkthyerat e një autori: në mbi 45 gjuhë botërore. Me njohjen dhe rrëfimin e tij, Kadare e ka afirmuar kulturën shqiptare në botë.

Panairi i 21 i Librit “Tirana 2018” fillon me 14 nëntor dhe zgjatë deri më 18 nëntor./ OxygenPress.info

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu