Islanda fillon implementimin e ngrohjeve edhe nën trotuare

0
67

Ndryshe nga vendet tjera, Islanda ka filluar implementimin e ngrohjeve edhe nën trotuare, kjo për të mundësuar shkrirjen e menjëhershme të borës dhe akullit në mënyrë që këmbësorët të mos rrëshqasin dhe lëndohen.

Në këtë vend  përdoret uji i nxehtë gjeotermik për të ngrohur shtëpitë. Uji i nxehtë vjen në shtëpi me një temperaturë prej 74 gradë C dhe qarkullon nëpër radiatorë të cilët lëshojnë nxehtësinë në temperaturën më të pranueshme të mundshme dhe në mënyrën më efikase.

Kjo tregon edhe një herë se si ky shtet kujdeset maksimalisht për banorët e vet duke iu siguruar edhe në rrugë mbrojtje nga i ftohti./OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu