ISIS sulmon një rafineri të njohur nafte

0
66

Militantët islamikë të ISIS-it sulmuan një rafineri të njohur nafte në provincën veriore të Irakut, deklaruan burimet e industrisë së naftës.

”Sulmuesit shpërthyen dy puse me eksploziv në fushën naftëmbajtëse të Kabbaz në perëndim të qytetit të Kirkukut”, sipas kompanisë.

Zjarret dhe tymi i rëndë përfshinë zonën.

Asnjë viktimë nuk u raportua, ndërsa zjarrfikësit nxituan për të shuar flakët.

Fusha naftëmbajtëse e Kabbazit, e menaxhuar nga kompania ”North Company”, prodhon afërsisht 20 000 fuçi naftë në ditë.

Iraku deklaroi fitoren mbi Shtetin Islamik në dhjetor 2017, por disa mbetje të organizatës ekstremiste vazhdojnë të operojnë në zone.

Muajin e kaluar, Shteti Islamik mori përgjegjësinë për një sulm me raketa në një tjetër rafineri nafte në Irakun Verior./ATSH