Ish-Zonja e Parë e Hondurasit dënohet me 58 vjet burg, bleu stoli me para të shtetit

“BBC” ka raportuar se ish-zonja e parë e Hondurasit, Rosa Elena Bonilla, 52-vjeçare, është dënuar me 58 vjet heqje lirie për shkak të blerjes së stolive të ndryshme të arit me fonde shtetërore.

Në sallën e gjyqit është deklaruar e pafajshme duke thënë se gjykata do të pendohet për këtë veprim.

Bonila është shpallur fajtore pasi që në mënyrë të kundërligjshme me paratë e shtetit ka blerë stoli në vlerë prej 779 mijë dollarë, gjatë mandatit katërvjeçar të bashkëshortit të saj Porfirih Lob.

Në seancën gjyqësore është thënë se ajo ka shfrytëzuar paratë për blerjen e stolive, ka bërë pagesa pas kontrolleve nëpër qendra të ndryshme të bukurisë si dhe për shkollimin e fëmijëve të saj.

Kujtojmë që Bonilla është arrestuar në shkurt të vitit të kaluar, pas një hetimi disamujor për shkak të “zhdukjes” së fondit publik, përfshirë edhe atë për blerjen e rrobave për fëmijët e varfër të Hondurasit.

Në pranga ka përfunduar edhe asistenti i saj personal Saul Escobar, i cili është dënuar me 48 vjet burgim.