Ish-ushtari i UÇK-së u kërkon falje grave të dhunuara:  Nuk ju mbrojtëm atëherë e as tash

0
800

Vasfije Krasniqi Goodman, gruaja që mori guximin të fliste hapur për dhunën seksuale që kanë kryer serbët ndaj saj dhe shumë të tjerëve gjatë luftës në Kosovë, ka reaguar për rastin e fundit të keqpërdorimit seksual të të miturës nga Drenasi.

Por në reagimet e saj ka komentuar edhe një ish ushtar i UÇK-së.

Përveç që ka kërkuar falje që nuk ka mundur t’i shpëtoj të dhunuarit gjatë kohës së luftës, ka kërkuar falje që as tani nuk mund t’i mbrojnë.

Shaban Morina i ka shkruar asaj se e ka një vajzë 16 vjeçe dhe shumë vajzë e zgjuar, si gjitha bashkëmoshatarët e saja.

I ka shpjeguar se vajza e tij qysh në moshën e hershme ka kërkuar të merret me Art, e ka lejuar dhe e ka përcjellu sa ka mundur.

“Iu qaset artistëve (edhe meshkuj më të vjetër se ajo) pa djallëzi dhe unë nuk e pengojë. Por, thellë në mua e dijë që nuk jemi popull i ngritur edhe aq ndaj edhe frikësohem. Sapo e pash kish shkruar një status ” Kosova ime, po më zhgënjen nga dita në ditë”. Nuk i thash gjë, dhe as që po kam guxim ti them, kur e dijë që e ka mirë. Por edhe vajzës sime, edhe vajzës së abuzuar, edhe të gjitha vajzave e grave… më lejo të shfryhem këtu dhe tu kërkoj falje, unë ish ushtari i UÇK-së, që nuk u mbrojtëm dikur, dhe akoma nuk po mund t’u mbrojmë edhe sot”, ka thënë ai./OxygenPress.info