Ish Presidentja e Finlandës sikur e pastrehë, për të ndihmuar këtë kategori

0
130

Tarja Halonen është Presidentja e 11-të e Republikës së Finlandës dhe kryetarja e parë femër e Finlandës. Ajo iu bashkua zyrës në 1 Mars 2000 dhe u rizgjodh 2006.

Tarja Halonen lindi në Helsinki në prag të Krishtlindjeve në 1943. Ajo u diplomua në Universitetin e Helsinkit në 1968 dhe ka një diplomë Master në Drejtësi. Karriera e saj profesionale filloi në Unionin kombëtar të studentëve finlandezë, ku ajo punoi si sekretare e çështjeve sociale në vitet 1969-70. Ajo filloi si avokate në Organizatën Qendrore të Sindikatave të Finlandës në 1970 dhe mbajti këtë pozicion gjatë gjithë karrierës së saj politike.

Tarja Halonen i ka kushtuar vëmendje të madhe çështjeve të të drejtave të njeriut, demokracisë dhe shoqërisë civile. Çështjet në lidhje me drejtësinë sociale dhe promovimin e barazisë kanë qenë tema kryesore gjatë karrierës së saj politike.

Kjo është vërejtur edhe në fushatat të cilat ajo ka filluar.

Ish Presidentja e Finlandës (2000 – 2012), znj. Tarja Halonen po merr pjesë në një fushatë për të ndihmuar të pastrehët.

Në foto znj. Halonen është e veshur me rroba të mbledhura posaçërisht për të pastrehët.

Kuptimi i fushatës është që fati mund të ndryshojë për secilin, në çdo kohë.

Edhe më të famshmit dhe më të pasurit një ditë mund të përfundojnë në rrugë pa ditur ç’të bëjnë.

Të gjithë mund të preken nga ngjarje të papritura që çojnë në varfëri.