Ish ministrja Bajrami: Dy hajnat e 2.1 milionëshit janë në burg, përfituesit nën hetime

0
145

Ish Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, është shprehur se rasti i vjedhjes në Thesar të Shtetit është duke zbardhur.

“Dy hajnat e 2.1 milionëshit janë në burg, gjithë përfituesit nën hetime. Vjedhja e Thesarit shënon rastin e parë në Kosovë ku gjithçka është duke u zbardhur. Dy persona janë në burg – zyrtari i MF i cili ka punuar në Thesar nga viti 2011 dhe pronari i kompanisë. Përfituesit tjerë janë nën hetime”, është shprehur Bajrami, njofton KlanKosova.tv.

“GJITHÇKA është e qartë dhe po zbardhet. Rastin e kam denoncuar unë edhe sot kërkoj që të gjithë hajnat duhet të marrin denime kapitale. Të gjitha mjetet finaciare janë gjurmuar, shumica prej tyre janë të bllokuara dhe sapo të kryhet procesi gjyqësor ato mjete do të kthehen në buxhet”.

Bajrami ka shtuar se oganet e drejtësisë nuk do të dështojnë në këtë rast sepse çdo gjë dihet.

“Besoj që Prokuroria të dalë sa më shpejtë me sqarime shtesë dhe informacione më të detajuara rreth këtij rasti. Pra, unë e kam lajmëruar Policinë, AKI-në, Prokurorinë. Jam ballëhapur para Zotit dhe para secilit qytetar të Republikës. Hajnat do t’i denoncoj në secilën pozitë që do të jem. Edhe si deputete do të jem zëri i gjithë atyre qytetarëve që më kanë votuar tash më shumë se në zgjedhjet e kaluara”.