Ish-asambleisti i LDK-së në Komunën e Gjakovës, deklarohet i pafajshëm për mos raportin të pasurisë

0
164

Sadik Hoti, ish-asambleisti i LDK-së në Komunën e Gjakovës, pas leximit të aktakuzës nga prokurori Anton Hasanaj është deklaruar i pafajshëm sot në seancën fillestare të mbajtur në Gjykatën Themelore në Gjakovë, në Departamentin për Krime të Rënda, raporton “Drejtësia Sot”.

Pas kësaj, gjyqtari Drilon Haraçia njoftoi të akuzuarin dhe mbrojtësin e tij, avokat Nexhmedin Gashin se shqyrtimi i dytë nuk do të mbahet, por se kanë të drejtë të paraqesin kundërshtimet e provave në afat prej 30 dite nga mbajtja e këtij shqyrtimi.

Sipas aktakuzës, i akuzuari Sadik Hoti po akuzohet se nga 1 deri më 31 mars te vitit 2019 në Gjakovë, në rrugën “Nënë Tereza” në Kuvendin Komunal në Gjakovë, në cilësinë e zyrtarit të lartë publik, ka qenë i detyruar të bëjë deklarimin e pasurisë, të të ardhurave, të dhuratave, të dobisë tjetër pasurore ose të detyrimeve finaciare, i akuzuari Hoti nuk ka paraqitur saktë të dhënat e kërkuara, duke mos shënuar në formularin e deklarimit të pasurisë veturën e cila është në pronësi të djalit të tij “Volkswagen VW- Golf 1K”, vit i prodhimit 2011./DrejtesiaSot