Isa Mustafa konfirmon: Jam dorëhequr, dua ta ruaj LDK-në

0
293

sa Mustafa ka njoftuar se do të dorëhiqet nga pozita e Kryetarit të LDK-së pas rezultatit të dobët nga zgjedhjet e djeshme.

“Vlerësoj personalisht që rezultati është shumë i keq për LDK-në që nuk e kemi prit fare. Në shenj të respektimit të votës së qytetarëve sot e kam njoftuar kryesinë që do ta thërras kuvendin për zgjedhjen e kryetarit të ri të LDK-së në një periudhë të shpejt kohore”, ka thënë Mustafa.

“Më shpejt se 60 ditë do t’i thërrasim zgjedhjet, që LDK të ketë kryetarin e ri. Do t’i bëjmë të gjitha përgatitjet përmes kryesisë që ky proces të kryhet me sukses. Bartë përgjegjësi si kryetar i LDK-së për këtë që ka ndodhur, pavarësisht që vet nuk kam qenë në proces”.

“.Dua ta ruaj LDK-në të fuqizohet dhe të rikthehet si forcë politike. Kur e thërras kuvendin ajo është shenj që po tërhiqem. Nuk kemi zgjedh ushtrues detyre. Ajo që është reale është se do të tërhiqem dhe se kuvendi i LDK-së do ta zgjedh kryetarin e ri”.