Isa Mustafa flet pas incidentit që ndodhi mes deputetëve të LDK-së dhe Vetëvendosjes në Kuvend

0
85

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka reaguar lidhur me raportimet se ka pasur një përplasje fizike mes deputetëve të këtij subjekti dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Mustafa duke aluduar në deputetët e Vetëvendosjes, ka thënë se kështu ndodhë nuk nuk kupton gjuhën intelektuale të Akademikut Kujtim Shala, pasi ky i fundit me dije mund t’i rrahë prej të parit e deri në të fundit të VV-së.

“Kështu është, kur nuk e kupton gjuhen intelektuale të Akademikut Kujtim Shala. Nuk ke kapacitet të mendosh dhe ta kuptosh se çfarë tha dhe thua me rrahu Kujtimi.
Akademik Shala mund ti rrahë me dije e me argumente prej të parit deri në të fundit të VV-së dhe të gjithë së bashku. Ai ka dije e mendjehollësi; ka më shumë libra të botuara sesa VV-ja deputetë.
Frikësohem se nëse deputetët e VV-së i lexojnë librat e Kujtimit dhe nuk i marrin vesh, pasi janë vetëm zhurmues, do ta thërrasin një helikopter, jo makinë të ndihmës së shpejtë, para ndërtesës së Kuvendit.
Deri sot i kanë bërë të gjitha të zezat, e sot improvizojnë se i sulmuan deputetët e LDK-së, sepse duan të luajnë rolin e viktimës.
Tani po pres, që ndonjë diplomat i jashtëm, përkëdhelës i VV-së, të ma sjell një “demarsh” në LDK; ata që u mërzitën shumë kur e prishëm koalicionin me VV-në?!”, ka shkrauar ai.