“Isa Mustafa dhe Agim Veliu janë ata ekstremistët radikal që po e gjuajnë një grua me gurë”

0
214

Nga Kimete Berisha

Agim Llepotani dhe ‘mister buzëqeshja’.
Kur Isa Mustafa për herë të parë u bë Kryetar i LDK, një ‘agjent’ gazetar më ka pas treguar çka ‘maron’ ai te shpia. Zullumqar i dorës së parë.
Pra, ai është arrogant, agresiv-pasiv, dhe shumë i pamëshirshëm me gjithkënd që atij nuk i pëlqen.
Se ata (agjentët) e dinë edhe kur i ‘matesh’ gruas, e lëre më kur ia jep naj shuplakë. Se thonë, më gjynah është me t’u matë se me t’ra.
Llepotani Agim Veliu e ka fyer sot rëndë Vjosa Osmanin, në fizikun e saj.
Për këtë gjest duhet të ndëshkohet.
Njeriu që ka traditë, edukatë, që ka familje, që ka fe dhe Zot, që i ka dy palë mend në kokë nuk i matë vlerat njerëzore me kandar.
Përndjekja që po ia bëjnë pleqtë e LDK-së Vjosa Osmanit është golgotë e neveritshme, është bulizëm, është anti-feminizëm, është mizogjni e shkallës më të lartë.
Isa Mustafa dhe Agim Veliu janë ata ekstremistët radikal që po e gjuajnë një grua me gurë, për ta ‘mbytur’, veç pse ajo s’po pranon të nënshtrohet.
Vjosa Osmani është shpresa e rinisë.
Është luftëtare e madhe
Dhe, shumë e guximshme.
Vjosa Osmani dhe gjithkush ka të drejtë t’i ndryshojë mendimet e veta, se veç një idiot dogmat ‘kapet’ për fjalëve, edhe kur ‘nuk mbetet më asnjë arsye për t’i mbajtur fjalët’.
Vjosa Osmanin e kanë përzënë nga LDK.
Nuk u largua vullnetarisht.
Sipas Isa Mustafës, ‘gruan edhe duhet me përzënë, edhe ajo mos me ikë’.
Ku ke pa ti kështu, ‘mister buzëqeshja’.
LDK më nuk ekziston.
Është një ‘organizatë’ kriminale, anti-feministe, dhe shumë e rrezikshme për Kosovën, dhe kjo po ndodh për shkak të obsesionit të Isa Mustafës e të Agim Veliut për t’i nënshtruar gratë e zonja.
Që bash-bash insistoni, mund të flas edhe me emra konkret.
P.S. Me pas qenë unë në vend të Vjosës, mua ma kishin zënë kryet ‘s’ke fëmijë’- më kishin thënë.
‘Me qenë e mira ti kishe qenë nanë’.
Ju kam thënë dhe po e përsëris, ne jemi shoqëri primitive dhe veç zori i madh na detyron të sillemi ‘kishe jemi normal’!