Irlanda u ndalon lëvizjen qytetarëve përtej 5 kilometrave larg shtëpisë

0
196

Qeveria Irlandeze do ta vendosë vendin në nivelin më të lartë të kufizimeve ndaj koronavirusit, të ngjashme me gjendjen që ishte në pranverë.

Ministrat e kabinetit kanë rënë dakord të vendosin pesë kufizime që nga mesnata e së mërkurës duke u munduar që të ulin numrat në rritje të të infektuarve, njofton Klan Kosova.

Kufizimet do të zgjasin për gjashtë javë, por do të rishikohen pas një muaji.

Sipas rregullave, njerëzit do të jenë në gjendje të dalin vetëm brenda 5 km nga shtëpia e tyre. Qeveria ka konfirmuar se do të ketë gjoba për udhëtimet përtej asaj distance, me përjashtime për punë detyruese.

Sidoqoftë, shkollat dhe çerdhet do të mbeten të hapura dhe ndërtimet po ashtu do të vazhdojnë.