Iris dhe Aleksandër Pisha, shqiptarët që akreditojnë kompanitë izraelite

0
284
Pisha
Pisha

Edhe në Izraelin e inovacionit dhe teknologjisë së lartë ka shqiptarë që japin kontributin e tyre. Iris dhe Aleksandër Pisha janë çifti shqiptar që kanë themeluar një kompani të suksesshme në Izrael në vitin 2007: “I.F. Engineering”, e cila ofron shërbime, zgjidhje dhe trajnim të standardeve ndërkombëtare në fushën e teknologjisë dhe te cilësisë së prodhimit.

Edhe në Izraelin e inovacionit dhe teknologjisë së lartë ka shqiptarë që japin kontributin e tyre.

Iris dhe Aleksandër Pisha janë çifti shqiptar që kanë themeluar një kompani të suksesshme në Izrael në vitin 2007: “I.F. Engineering”, e cila ofron shërbime, zgjidhje dhe trajnim të standardeve ndërkombëtare në fushën e teknologjisë dhe te cilësisë së prodhimit.

Sipas Aleksandër Pishës, kompania bashkëpunon me mbi 100 organizata dhe kompani izraelite duke kontribuar në kualifikimin dhe akreditimin e tyre nga Instituti Izraelit i Standardeve (“Standards Institution of Israel”), të tilla si kompanitë e aviacionit, kompanitë e njohura Izraelite te teknologjive te përparuara, si dhe organizatat ndërkombëtare(“Performance Review Institute”), etj.

Ja si e tregojnë eksperiencën e tyre Iris dhe Aleksandër Pisha

“U larguam nga Shqipëria në fund të vitit 1990 pa rënë akoma diktatura komuniste.

Mbas qëndrimit disamujor në Bashkimin Sovjetik, në fillim të vitit 1991 u vendosëm në Izrael në zonën e Haifës (veriu i Izraelit).

Duke qenë specialistë në fushën e përpunimit te metaleve u ingranuam në industrinë e Izraelit, në fusha të ndryshme si derdhjet precize, përpunimi termik, kimia farmaceutike dhe kontrolli i cilësisë.

Me kalimin e viteve, me pune, studime dhe ngritje profesionale në vitin 2007 themeluam firmën e konsulences “I.F. Engineering” në fushën e sigurimit të cilësisë (Quality Assurance)” dhe te teknologjive të proceseve të ndryshme.

“I.F. Engineering” është një kompani që ofron shërbime, zgjidhje dhe trajnim të standardeve ndërkombëtare në fushën e teknologjisë dhe te cilësisë së prodhimit.

Sot ne bashkëpunojmë me mbi 100 organizata dhe kompani izraelite duke kontribuar në kualifikimin dhe akreditimin e tyre nga Instituti Izraelit i Standarteve (“Standards Institution of Israel”), të tilla si kompanitë e aviacionit, kompanitë e njohura Izraelite te teknologjive te përparuara, si dhe organizatat ndërkombëtare(“Performance Review Institute”, etj.”./IzraeliSot