Irfan (Selim) Veliu, këpucar – pemëtar – tregtar në Preshevë

0
75

Nga Ferid Selimi

Publikimi i biografisë të Fanit të qorvelive përkon me përvjetorin e 22-të vdekjes së tij. Zoti e mëshiroftë Fanin.
Irfan (Selim) Veliu (1949 – 1999) këpucar – pemëtar – tregtar
Irfan (Selim) Veliu, përkatësisht Fani, ishte djali më i madh nga pesë fëmijët sa kishte aga Selim i qorrvelive të Preshevës. Irfani apo Aga Fani siç njihej në Preshevë, lindi më 20 prill të vitit 1949 në Preshevë. Shkollimin fillor dhe të mesëm i kreu në Preshevë. Si djali më i madh që ishte i agës Selim të qorrvelive, e kishte përfunduar gjithashtu zanatin për këpucar në punëtorinë e babait të tij, zanat që nuk e ushtroi asnjëherë. Vite më vonë, pas vdekjes së babait, trashëgoi dhe vazhdoi veprimtarinë e të atit, shitës në dyqanin e tekstilit “Bibrok” nga Kumanova, veprimtari kjo e shitësit, që Fani e kryen deri në vitin 1992.
Pas ndarjes së Maqedonisë nga Federata e atëhershme Jugosllave, Ndërmarrja Tregtare “Bibrok” ndërpreu afarizmin e saj në Preshevë dhe Fani i rikthehet veprimtarisë së mëhershme, asaj të tregtisë së artikujve ushqimor me Fruta/Perime (pemëtari-pilare) që e mban nga viti 1992 deri në vitin 1997.
Vlen të theksohet që në Preshevë, Fani njihej si njeri i dashur, bujar e zemërmadh.
Irfani Veliu – Fani vdiq më 30 janar të vitit 1999, duke lënë pas gruan dhe katër fëmijët: Afërditën, Fetijen, Adhurimin, e Selimin, të cilët me familjet e tyre jetojnë në Kosovë, Gjermani dhe Amerikë.
Në foto: Fani i qorrvelive të Preshevës