Inxhinieri shqiptar që punon në General Motors, patentat e tij i ka me mbishkrimin Illyria

0
1362

Ai është inxhinier i motorëve elektrik dhe është i njohur gjithandej botës.

Mehdi Rexha që tashmë ka 14 patenta për shpikjet e tij, thotë se shkolla dikur ka qenë më rigoroze, më me disiplinë dhe më me seriozitet. Madje në patentat e tij e ka të shkruar Illyria.

Në emisionin Oxygen, Rexha ka shpjeguar rrugëtimin e tij deri aty ku punon sot, në General Motors.

“General Motors është kompani që ka mbi 100 vite, nga kompanitë e para në botë që merret me makina, e cila merret me makina elektrike, e tani po kalon nga hibrid në elektrike”, thotë ai.

Rexha shpjegon që në vitet e ’90 ka pasur një shkollë private ku pavarësisht që Fakulteti ka qenë në niveli, interesimi i studentëve ka qenë tepër i madh për të mësuar matematikën 1, 2, 3 dhe lëndët e ngjashme.

Para punës aktuale, ai ka punuar në Honeywell, ku punoi për një aeroplan, e dikur edhe në LG Electronics dhe shumë kompani të tjera të njohura në botë.

Rexha që është një rrëfim frymëzues për të gjithë, tregon se ai kishte Green Card kanadeze por që nuk shkoi deri pas përfundimit të luftës në Kosovë në vitin ’99.

Teksa shpjegon për vlerësimin që i bëhet gjithandej botës, tregon si ofertat për punë i vijnë nga shumë shtete të botës dhe për punë nga më të mirat, ngase shpikjet e tij janë të nevojshme shumë.

Rexha teksa tregon për ofertat që merr, thotë se nga Kosova dhe Shqipëria nuk ka marr asnjëherë ofertë pune.

Inxhinieri i licencuar në Amerikë bënë thirrje te të gjithë të rinjtë që të mësojnë dhe të përkushtohen në profesionin që e duan, ngase sipas tij, secili mund të arrijë atje ku dëshiron.

Ai është edhe maratonist që ka shumë medalje. Madje e ka përfunduar edhe Iron Men, që përfshinë 4 kilometra not në liqe, 200 kilometra biçikletë dhe pas saj   42 kilometra vrapim./Oxygenpress.info