Invalidi i luftës shkoi aty ku u plagos, mbolli një pemë në Koshare

0
177

Është invalid lufte. Kjo nuk e pengoi të shkonte deri në Koshare.

Është Shpëtim Agusholli nga Peja, i cili ka mbetur i plagosur prej plumbave që mori në luftë.

Deri më datë 28 prill 1999 ai mori pjesë në një nga betejat më të rëndësishme, atë të Koshares, ku dhe u plagos.

Ish-luftëtari i Brigadës 138 i ka akoma të gjalla kujtimet e ditës ku dhe u plagos teksa luftonte me pushkë për liri të Kosovës.

Kujtimin e ringjalli edhe një herë. Shkoi në vendin ku prehen bashkëluftëtarët e tij. Aty mbolli një pemë, shkruan oxygenpress.info

Ai është i kënaqur me trajtimin qe po i bahet atij mbas lufte, por jo edhe disa bashkëluftarëve tjerë.

Kështu ai pranoi sfidën për të mjellur një pemë, sfidë që ja bëri Besim Dina.

Agusholli thotë:

#PlantaTreeCallengeKosova/Pas nominimit nga Besim Dina me sukses e përfundova mbjelljēn e pemes në kompleksin memorial në “ Koshare” .

Qoftë pemē e begatshme dhe plot hije për vizitorët .Tash sfidoj Hazir Sh. Haziri Burneta Rama Lika Kajtazi Time Kadrijaj Arlind Karahoda Shukrije Ramadani.