“Institucionet e Kosovës janë të ‘bombarduara’ nga mafia politike dhe krimi i organizuar”

0
160

Nga Kimete Berisha

Përtokë!
Vendimi i PZAP si helikopteri i atij Baba Dimrit, që u rrëzua në qendrën tregtare ku e prisnin fëmijët për dhurata!
Kjo është vetëvrasje, për ‘Ta’.
Kjo tregon se Institucionet e Kosovës janë të ‘bombarduara’ nga mafia politike dhe krimi i organizuar, që më mirë po e organizon luftën nga burgu sesa tinëz nga mali.
Nuk eliminohet Albin Kurti nga skena politike, pa u ‘eliminuar’ gjysma e popullit që janë me të!
Mendojeni Ju ku do ta çoni popullatën, se Albini është Një, kollaj ia tregon vendin atij.
Organizimi i Institucioneve të ‘Tyre’ në mbrojtje të krimit dhe korrupcionit po duket pak si tendencë për jetësimin e serialit ‘Veriu dhe Jugu’ por s’ka shans, sepse shqiptarët s’kanë mbamendje historike, jetojnë sot për sot.
Nesër, dita e re-nafaka e re.
P.S. Ty mos ta ndin!
E di Ti se prej stacionit të autobusëve e deri te Gjykata Kushtetuese të gjitha janë ‘Të tyre’.
Boll që po na e ‘falin’ jetën!
Faleminderit prej tyre që po
na lejojnë m’u shpreh!
KREJT dhe DREJT.
Por,
Take it Easy!