Inspekcioni në Podujevë dënon të gjitha partitë politike

0
106

Të gjitha partitë politike që kanë mbajtur tubime gjatë fushatës zgjedhore në Podujevë, janë dënuar sipas Ligjit për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19.

Lajmin e ka bërë të ditur Drejtori i Inspekcionit në komunën e Podujevës Ajet Potera.

Potera tha se gjobat janë shqiptuar për shkeljen e masave anti-COVID.

Ai theksoi se ato janë shqiptuar së bashku edhe me Policinë e Kosovës dhe Inspekcionin Sanitar.

Njoftimi i plotë:

Gjatë fushatës zgjedhore shkurt 2021 në Komunën e Podujevës, Drejtoria e Inspeksionit të Podujevës së bashku me Policinë e Kosovës në Podujevë dhe Inspektorët Sanitarë nga Ministria e Shëndetësisë kemi shqiptuar gjoba për shkeljet e masave anti COVID-19 (GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS /Nr.3/25 GUSHT 2020, PRISHTINË – LIGJI NR. 07/L-006 PËR PARANDALIMIN DHE LUFTIMIN E PANDEMISË COVID-19 NË TERRITORIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS- Neni 25), gjatë tubimeve elektorale për gjitha subjektet politike, për;
-Lëvizjen VETËVENDOSJE! (LVV)
-Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK)
-Partinë Demokratike të Kosovës (PDK)
-Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)