Infermierja në Kosovë që doli pozitiv, del të mos ketë qenë e infektuar fare

0
667

Infermierja e Klinikës së Nefrologjisë Luljeta Musliu e cila ishte infektuar me Covid-19, po del se në fakt nuk ka qenë e sëmurë.

Musliu ishte infektuar me Covid-19 gjatë punës së saj në QKUK, dhe për këtë ishte konfirmuar edhe me testin RT PCR në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik.

Por rezultat të kundërt ka marr me testin serologjik që është kryer në Klinikën e Biokimisë në QKUK. Një familjare e Musliut ka njoftuar se ajo ka rezultuar negativ në këtë test, që i bie se nuk ka qenë e infektuar me Covid-19.

Njoftimi i plotë👇:
Pas testimit serologjik, ku bëhet përcaktimi i antitrupave të SARS-CoV-2 në organizëm, rezultatet e nënës, Luljeta P. Musliu, treguan që ajo NUK KA QENË e prekur me koronavirus, edhe pse testi doli pozitiv para dy muajve.
Kjo tregon që ajo nuk është infektuar me virus as gjatë hosptalizimit në Klinikën Infektive, ku ajo qëndroi mbi 10 ditë, kjo falë kujdesit të stafit shëndetësor dhe falë masave mbrojtëse personale.
Sado që mund të duket lajm i mirë, kjo vetëm sa na streson neve si familjarë, meqenëse na lë me frikën që mund të infektohemi me të vërtetë.
Për stresin që kemi përjetuar gjatë atij muaji, mos u qofshim falë kurrë!
E tash, ekspertat përgjegjës le t’a analizojnë këtë çështje dhe të na tregojnë se ku qëndron problemi.