Infermieri pësoi lëndime të rënda nga therja me thikë, pritet të dërgohet në sallë

0
399

Infermieri F.B. në Klinikën e Urologjisë në QKUK i cili u ther me thikë sot nga një pacient, ka pësuar lëndime të rënda.

Gazeta ka mësuar jozyrtarisht se infermieri gjendet në Klinikën e Radiologjisë duke kryer ekzaminimet me CT. Dyshohet se nga therja me thikë atij i është prekur edhe veshka, për çka mund të ketë nevojë të futet në operacion.

Ende nuk dihen motivet e këtij sulmi ndaj infermierti nga pacienti, por Gazeta ka mësuar nga burime se i njëjti ishte operuar nga urologët të mërkurën e kësaj jave.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës. Zëdhënësi Bajram Krasniqi ka thënë se njësitet policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë rastin. “Sot, më 26.09.2020, në ora 14:35, policia është njoftuar për një rast ‘therrje me thikë’ që ka ndodhur në QKUK, njësitet policore kanë dal në vend-ngjarje dhe janë duke e trajtuar rastin, për informata tjera u njoftojmë me kohë”, ka thënë ai.

Në anën tjetër për rastin kanë reaguar Shërbimi Spitalor Klinik Universitar, Oda e Infermierëve dhe Sindikata e Infermierëve të cilët e kanë dënuar ashpër dhe kanë kërkuar drejtësi. /Gazeta Shneta