Infermierët e rinj, të cilët kanë nënshkruar kontratën me Ministrinë e Shëndetësisë fillojnë nesër punën në QKUK dhe në spitalet rajonale

0
44

Infermierët e rinj, të cilët kanë nënshkruar kontratën me Ministrinë e Shëndetësisë, të punësuar me projektin e mbështetur nga Banka Botërore, për trajtimin e pacientëve me COVID-19, do të fillojnë nesër punën në QKUK dhe në spitalet rajonale, varësisht nga nevoja.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, tha se kontributi i infermierëve të rinj është i mirëseardhur.
Sipas tij, puna e bërë do të jetë treguesi më i mirë që infermierët e rinj e kanë merituar të jenë pjesë e sistemit shëndetësor.
“Për mua, jeni shumë të mirëseardhur të çmueshëm në këtë kohë. Ne ju presim me kënaqësi. Inkuadrimi i juaj në sistemin shëndetësor është i një rëndësie të veçantë, sidomos në kohën kur po përballemi me virusin COVID-19”, tha Krasniqi.